Rexhep Selimi i quan Lladrovcin analfabet, e Gecin vrasës të shumëfishtë

E publikuar: 02/03/2016 11:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi ka vazhduar replikat me Ramiz Lladrovcin dhe Gani Gecin.

Selimi, në një status në “Facebook”, ka thënë se këta dy persona nuk janë kompetent të flasin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Kur një Dr.sc analfabet si Ramiz Lladrovci që ende ka problem me shkrim-lexim dhe që se ka asnjë ditë lufte dhe në anën tjetër një vrasës i shumëfishtë si Gani Geci flet nga arresti shtëpiak për historinë e UÇK-së, unë nuk kam asgjë tjetër të bëj përveç të argëtohem kur ata ulërijnë. Por duhet ta dijë ai që i ka nxjerrur në gjah se nuk po dinë t’ia kryejnë detyrën mirë. Ky është duet i dobët. Nxjerri të tjerët”, ka shkruar ai.