Rexhep Kadriu rizgjidhet kryetar i degës së AAK-së në Gjilan

E publikuar: 21/06/2018 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Gjilan, sot ka mbajtur Kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor. Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues, me vota unanime dhe asnjë kundër, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, u zgjodh Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë i Kadriut

Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, mbajti kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor. Afër njëqind e pesëdhjetë delegat, unanimisht më dhanë besimin që ta udhëheqë AAK-n edhe për një mandat. Poashtu, kuvendi zgjedhi edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të degës, dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Gjilanin në Kuvendin zgjedhor të partisë në nivel nacional.

Aleanca në Gjilan po rritet, këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Gjilan e më gjerë, dhe gatishmëria e rinisë për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përball me sfida në të ardhmen tonë të përbashkët.

AAK nga ky kuvend zgjedhor, do të del e përgatitur si kurrë më parë për të marr përgjegjësi të reja si në organizimin e degës, ashtu edhe në qeverisje në nivel lokal, si dhe figura të respektuara dhe me vlera edhe për nivelin nacional.

Shfrytëzoj rastin që ti falenderoj delegatët për besimin e dhënë, dhe ftoj të gjithë të udhëtojmë bashkë, në mënyrë që rruga jonë politike të jetë edhe më e lehtë, edhe me suksese. Do të jemi përkrah qytetarëve dhe Gjilanit në vazhdimësi.

RK