Rexhep Kadriu mirëpret në vizitë nxënësit shqiptarë të shtetit kroat

E publikuar: 25/04/2019 16:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, në emër të Ministrit Pal Lekaj, të enjtën ka pritur në takim një grup nxënësish shqiptarë, të lindur dhe rritur në Kroaci, pjesë e Bashkësisë Shqiptare Prefektura e Istres-Kroaci, me ç’rast ju uroi mirëseardhje dhe vizitë të këndshme në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, Kadriu i informoi nxënësit për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë ato infrastrukturore, si një ndër faktorët kryesor të lidhjes së shteteve mes vete.

Duke i dhënë këtij takimi kahje bashkëbisedimi, Kadriu falënderoi shtetin kroat për përkrahjen e dhënë shtetit kosovar, si dhe kërkoi nga nxënësit që në të ardhmen, njohuritë dhe përvojën e marrë në Kroaci, të vijnë dhe ta sjellin në Kosovë./Infosot/