Revista Atlantic: Ja arsyet pse eklipsi është racist

E publikuar: 22/08/2017 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

A e dini se eklipsi është racist? Pra tani ju njerëzve besimtarë ose jobesimtarë, ju duhet të besoni se vetë Zoti ose Nëna natyrë, e ka bërë eklipsin vetëm për njerëzit e zinj.

Besojeni ose jo, por këtë e thotë revista “Atlantic’, dikur një prej revistave më të mëdha në botë. Dhe këtë shpjegim për revistën e ka dhënë profesoresha e shkollës ‘ Brooklyn Law’, Alice Ristroph.

Megjithatë redaktori i ‘The Daily Caller’, Eric Owens, thekson se ‘Atlantic’, tashmë po i zhytur në skepticizëm po kërkon të prodhojë lajme, pavarësisht nëse ato janë ose jo të besueshme.

‘Atlantic’, shkruan se eklipsi i diellit që do të ndodhë ditën e hënë, është vërtetë një dështim, pasi do të shihet vetëm në ato vende ku ka [pak njerëz me ngjyrë.
Gjithçka mund të duket si shaka, por kur e lexon se në këtë ese janë plot 4.544 fjalë, çka të bëjnë të besosh se autorja e ka mjaft seriozisht.