Restoranti britanik ofron ushqim falas për fëmijët, nëse prindërit e tyre lënë celularin në hyrje

E publikuar: 06/12/2018 03:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Restoranti britanik Frankie & Benny ka prezantuar “zonën pa telefon”, pasi kanë bërë hulumtimin se sa përdorimi i telefonit ka ndikim në drekat e familjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata prej tani në ofertë kanë ushqim falas për fëmijët, prindërit e të cilëve i lënë telefonat në hyrje të restorantit – në një “kuti speciale”.

“Nuk ka zonë telefonike” është një program i ri në restorantin britanik Frankie & Benny, me të cilën synojnë të zvogëlojnë përdorimin e telefonit në tavolinë.

Rreth 20 për qind të fëmijëve të pyetur kanë treguar se prindërit e tyre më së shumti e kalojnë kohën duke përdorur telefonin, sesa duke biseduar me ta.

Midis pjesëmarrësve dhe prindërve, madje 23% e të anketuarve kanë pranuar të shikojnë në telefon edhe gjatë ushqimit, madje edhe kur fëmijët u drejtohen dhe bisedojnë me ta.

Përveç kësaj, ka edhe fëmijë që kanë thënë se ndonjëherë fshehin celularin e prindërve të tyre, që ata të kishin më shumë kohë për ta. /Telegrafi/