Restaurimi i dobët ka bërë të duket, sikur statuja ka grim në fytyrë (Foto)

E publikuar: 10/09/2018 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besimtarët që vizitojnë një kishë në Kolumbi, janë ankuar për mënyrën si është restauruar statuja e të shenjtit që ata i luten.

Mbi figurën që e personifikon San Antonio de Padua, janë kryer punime aq të dobëta, sa që duket sikur t’i jetë vënë grim në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Statuja nga druri e gdhendur në shekullin e XVII-të, u dëmtua shumë në kohë dhe zyrtarët e kishës e dërguan te një artist për riparim. Por, rezultatet që lënë shumë për të dëshiruar i shqetësuan besimtarët, që i shfrytëzuan rrjetet sociale, që të mahiten me rastin.

“Ky nuk është më mbrojtësi im, të cilit i jam falur për 12 vjet. Ai ka buzëkuq, hije në sy dhe shkëlqim në fytyrë”, ka thënë një besimtare e zonës.

Të tjerë kanë thënë se ky është ‘San Antonio modern, një i shenjta transseksual’.

Raportohet se për këtë restaurim janë shpenzuar rreth 300 euro, ndërsa artisti që kreu punimet ka thënë se nuk kishte përdorur ngjyrat e duhura. /Telegrafi/