Reshjet e shiut krijuan një flluskë gjigante nën barë (Video)

E publikuar: 26/09/2017 20:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Callender është befasuar kur ka gjetur në kopshtin e shtëpisë së tij që ndodhet në Pennsylvania të Shteteve të Bashkuara, një gungë të fryrë në barë.

Kjo ishte shkaktuar si pasojë e sasisë së madhe të ujit, pas reshjeve të shiut që zgjatën për disa ditë, transmeton Telegrafi.

“Nuk kam parë diçka të tillë kur në jetë”, ka thënë Callender lidhur me rastin, teksa përpiqej ta shponte për të zbrazur ujin.

Më poshtë mund të shihni se si ai ka hipur sipër shtresës së fryrë, ndërsa nuk iu rekomandohet të veproni njëjtë, pasi zbrazja mund të mos shkojë si duhet dhe të lëndoheni. /Telegrafi/