Reshje të mëdha të borës në Prishtinë

E publikuar: 20/03/2018 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa dje ishte një ditë me vranësira dhe reshje të shiut, mëngjesin e sotëm në kryeqytet reshjet e borës nuk kanë të ndalur.

Intensiteti i tyre është mjaft i madh por që temperaturat nuk janë edhe aq të ulëta, shkruan Zëri.info.

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe me shi.

“Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri lokalisht intensive të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore. Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë europën perendimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./insajderi/