Reshje të dobëta bore në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

E publikuar: 19/11/2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

IHMK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë reshje shiu dhe reshje të dobëta bore, transmeton Koha.net.

“Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të fuqizohen në orët në vazhdim duke krijuar kushte që gjatë natës dhe në orët e para të ditës së hënë të ketë reshje shiu dhe reshje të dobëta bore”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “pas kësaj situate meteorologjike temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -4 gradë Celsius. Kjo gjendje e motit do të jetë e paqëndrueshme, sepse nga dita e martë e tutje do të ketë ngritje në fushat termike dhe barike, duke bërë që merkuri në termometër të shënoj vlera deri në 12 gradë Celsius”.

Do të fryjë erë nga verilindja (të hënën dhe pjesën e parë të ditës së martë) dhe nga jugperëndimi, shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 9m/s.