Reshitaj: Do ta ndaloj degradimin e Mjedisit në Deçan

E publikuar: 19/09/2017 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, i cili kishte kërkuar mbrojtjen e mjedisit në Komunën e Deçanit.

Ministrja Reshitaj përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se e ka marr me shqetësim gjendjen momentale të Mjedisit në Komunën e Deçanit duke shtuar se do të punojë që mos të lejohet të bëhet degradimi eventual Mjedisor në këtë komunë.

Postimi i plotë i Albena Reshitaj:

Me shqetësim mora njoftimin e deputetit Zemaj mbi gjendjen momentale të Mjedisit në Komunën e Deçanit.

Natyra e Kosovës është thesari ynë, krenaria dhe përgjegjësia jonë qytetare e institucionale.

Si ministre e re e MMPH-së, ju garantoj për përkushtimin tim maksimal në ndërmarrjen e të gjitha masave që do të ndikojnë pozitivisht në ndalimin sa më të shpejtë të çdo degradimi që mund t’i bëhët Mjedisit në Deçan e komuna tjera. Tashmë kam kontaktuar përsonat përgjegjës dhe po presim informata përmes kanaleve zyrtare duke mos hezituar asnjëherë që edhe përsonalisht të njihem për së afërmi me problematika të tilla.

Ndërkohë, i nderuar deputet Zemaj, dhe të gjithë ju qytetarë të Deçanit, ju lus,që bashkarisht t’i dalim në mbrojtje ambientit, bukurive të Deçanit dhe gjithë vendit tonë. Vetëm me një bashkëpunim të sinqertë mes qytetarit dhe institucioneve mund të arrimë rezultate konkrete në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.