Reshitaj: Pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, talentët shqiptarë kanë marrë më shumë vëmendje

E publikuar: 08/07/2018 01:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka qenë një prej mysafirëve në emisionin Duelit Botërorit të të shtunës mbrëma që u transmetua në RTV Dukagjini.

Gjatë emisionit, ajo ka dhënë një lajm të rëndësishëm për talentët nga Kosova dhe që jetojnë jashtë vendit.

Dueli Botërorit (Foto: YouTube/Dukagjini)

“Prej fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, shumë talentëve shqiptarë që jetojnë edhe jashtë, sidomos në Gjermani, janë duke iu ofruar hapësira dhe oferta”.

“Unë kam disa informata që po i shikojnë mundësitë, edhe nga Kosova që kanë shkuar për të luajtur ose për të bërë praktikë diku, janë duke i shikuar mundësitë që t’i marrin”.

“Unë konsideroj se futbollistët tanë që luajnë në shumë ekipe, sidomos në Zvicër, janë lobuesit më të mirë”, është shprehur Reshitaj.

Emisioni Dueli Botërorit transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj he Fisnik Zymi.

Mysafirët e emisionit të të shtunës ishin:

Albena Reshitaj (ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor)

Kushtrim Reshitaj (gazetar)

Valon Syla – (gazetar)

Bylbyl Sokoli (trajner/analist)

Ismet Munishi (trajner/analist)

/Telegrafi/