Reshitaj: Komisioni për Shëndetësi sot kërkoi hetime profesionale për vetëvrasjen në konvikte

E publikuar: 05/05/2020 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka njoftuar se sot komisioni ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë parashtruar disa kërkesa për zbardhjen e rastit të vetëvrasjes në konviktet karantinë të Prishtinës.

Reshitaj ka njoftuar se mbledhja ka nisur me dërgimin e një telegrami ngushëllimi te Familja Musliu nga Gjilani, për vdekjen e djalit të saj, Agonit.

Në këtë mbledhje, u është bërë ftesë organeve të drejtësisë që të nisin hetimet profesionale për zbardhjen e rastit të vetëvrasjes dhe një varg veprimesh tjera që të ndriçohet i gjithë rasti.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Hapjen e mbledhjes e nisum me ngushëllimet dhe solidarizimin ndaj vdekjes tragjike të Agon Musliut nga Gjilani.

Ishte një takim shumë produktivë prej 3 orësh, ku nga diskutimet dhe konkluzionet, parashtruam kërkesat:

1. Ftesë për organet e drejtësisë që të nisin një hetim profesional dhe zbardhje të rastit për viktimën që vdiq nga qendra e karantinimit 2. Të ftohen në takim në mbledhjen e ardhshme të komisionit : Drejtori SHSKUK -së, IKSH-së dhe Kordinatori i qendrës së Karantinës në qendrën e studentëve. 3. Raportimi me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë për personelin mjekësor, që flitet se kanë ardhur nga Serbia dhe se veprojnë në Kosovë 4. Raportimi me shkrim nga MSH për procedurat dhe mënyrën e pranimit te Testeve 5. Raportimi me shkrim nga MSH për të menagjimin e qendrës së studentëve, të dhënat dhe procedurat e të ardhurve nga jashtë qysh nga pranimi e deri në lëshim.