Reshitaj kërkon nga prokuroria të nisin hetimet për tenderët në MSh gjatë pandemisë

E publikuar: 27/05/2020 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kryetarja e komisionit nga AAK-ja, Albena Reshitaj, ka deklaruar se si komision kanë nisur hetimet lidhur me keqpërdorimet të tenderëve në kohë pandemie nga Ministria e Shëndetësisë.

Reshitaj njoftoi se në komision u vendos që raportin e MSh do ta dërgojnë në Prokurori.

Sic tha ajo, kjo gjë po bëhet për ta rikthyer besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë.

“Sot në komision shqyrtuam raportin e MSh lidhur me disa tenderë që janë realizuar gjate pandemisë. Ne votuam kërkesën për ta shqyrtuar lëndën në organet e drejtësisë, pasi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të vendit”, tha Reshitaj.

Më pas, Reshitaj sqaroi se dyshimet qëndrojnë te ngritja e cmimeve, favorizimi i disa kompanive di dhe konflikte të ndryshme të interesit gjatë periudhës së pandemisë.

Ajo ftoj organet e drejtësisë që ta zbardhin të vërtetën e ta rikthejnë besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. “Dyshimet janë me cmimet abuzvive të tendervëe , favorizimet me disa kampani e firma dhe konflikte të ndryshme të interesit. Disa nga depuetët e PDK-së dhe LDK-së shprehen disa shqetësimet me këto keqpërdorime lidhjr me këto kontrata”

Ajo i ka ftuar organet e drejtësisë që të merren me rastin dhe e vërteta të dalë në pah.

“Ftoj organet e drejtësië që të merren menjëherë me rastin e të nxjerrin në pah të vërtetën dhe ta rikthej besimin e qytetarëve në institucionet e vendit”, u shpreh Reshitaj.