Reshitaj: Kemi përpiluar kërkesën për hetim në Ministrinë e Shëndetësisë nga ana e Prokurorisë

E publikuar: 28/05/2020 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i AAK-së ka mbajtur sot një takim në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Arbër Tolaj, tha se në këtë takim konsultativ është diskutuar sesi të tejkalohet kjo krizë e po ashtu edhe shkeljet që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë,transmeton Telegrafi.
Kurse, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka thënë se në këtë mbledhje që kanë mbajtur kanë diskutuar edhe për të gjitha ndodhitë e fundit sa i përket disa dyshimeve për shkelje nga MSH sa i përket menaxhimit të pandemisë me COVID-19.

“Si kryetare e komisionit i njoftova deputet e AAK-së me gjithë punën që ka bërë komisioni që nga mesi i shkurtit, ua kam dhënë dy raporte që i kamë njoftuar në detaje me punën që i ka bërë ky komision. I kam njoftuar edhe me kërkesën që ne si komision sot e kemi përpiluar për ta dërguar në Prokurorinë e Shtetit me pretekst në dyshime për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se si AAK janë të bindur në plotëni që të respektojnë Kushtetutën e vendit.