Reshitaj i reagon Haki Abazit: Kurrë s’kam punuar kundër interesave të shtetit

E publikuar: 26/10/2018 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish- ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj, tani këshilltare e kryeministrit të Republikës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj disa deklaratave të Haki Abazit, që i tha në një emision televiziv.
“Për temën në fjalë që ka të bëjë me shpronësimin e tokave në Brezovicë, i them z.Abazit që atë vendim për të cilin ai flet me aq siguri, nuk është nënshkruar nga unë si ministre e asaj kohe dhe kjo fare lehtë mund të verifikohet sepse ato vendime ndodhen në arkivin e MMPH. Përkundrazi unë kam proceduar në Qeveri në afat ligjor anulimin e këtij vendimi, me që rast i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës afër 30 milion euro”, ka shkruar ajo, transmeton Lajmi.net.

Ky është reagimi i plotë:

Mbrëmë në emisionin “Jeta në Kosovë” jam apostrofuar nga z.Haki Abazi i ftuar si mysafir në debatin e zhvilluar aty.

Për të informuar drejtë opinionin publik, dua ta njoftoj z.Abazin por edhe opinionin e gjërë se gjatë kohës sa kam drejtuar MMPH, asnjëherë nuk kam marr ndonjë vendim në dëm të interesit nacional të vendit dhe qytetarëve. Përkundrazi gjithmonë vendimet e mija kanë qenë në plotëni me Kushtetutën dhe ligjet e aplikueshme në vend.

Për temën në fjalë që ka të bëjë me shpronësimin e tokave në Brezovicë, i them z.Abazit që atë vendim për të cilin ai flet me aq siguri, nuk është nënshkruar nga unë si ministre e asaj kohe dhe kjo fare lehtë mund të verifikohet sepse ato vendime ndodhen në arkivin e MMPH. Përkundrazi unë kam proceduar në Qeveri në afat ligjor anulimin e këtij vendimi, me që rast i janë shpëtuar buxhetit të Kosovës afër 30 milion euro.

Shprehi keqardhjen time për pa informimin e saktë të z.Abazit apo edhe ndoshta keq informinin e tij.

Gjithashtu ua bëj me dije që askush nuk mundet mua të më detyroj të veproj kundër ligjit dhe interesave të vendit.

Për korrektësi, këtij reagimi i bashkangjes edhe linkun, në të cilin i kam kërkuar Qeverisë anulimin e shpronsimeve në Brezovicë.