Reshitaj: 50 përqind e qytetarëve të karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë

E publikuar: 12/05/2020 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se janë të interesuar të dinë se si ka ndodhë riatdhesimi i qytetarëve dhe më pas karantinimi i tyre në Qendrën e Studentëve.

Ajo ka thënë se duhet të zbardhet e vërteta e lirimit të njerëzve dhe nëse ka pasur arsye për lirimin e tyre, raporton Ekonomia Online.Në kë mbledhje kanë raportuar menaxheri i Qendrës Operative të MSh-së dhe ai i karantinës në Qendrën e Studentëve.

“Në mbledhje kemi pasur të ftuar menaxherin e Qendrës operative, Pashk Buzhalën dhe zotëri Valdet Hasanin dhe nga këtë të dy kemi kërkuar në mënyrë të detajuar për të gjitha përgjegjësitë dhe për të parë nëse ka pasur shkelje të procedurave gjatë menaxhimit në këto qendra. Neve na intereson të dimë se si është bërë riatdhesimi i qytetarëve prej momenti kur ata kanë vendosur të vijnë në Kosovë, nëse ka ekzistuar bashkërendim ndërmjet ambasadave si dhe se si ka shkuar hallka e menaxhimit e deri te karantinimi i tyre në Prishtinë”, tha ajo.

Ajo tha se nga ky takim kanë kuptuar se ka pasur shkëputje të hallkës së komunikimit.

“Nga ky takim ne kuptuam ka pasur shkëputje të hallkave bashkëpunimit dhe komunikimit. Ka pasur standarde të vendosjes ose largimit të individëve nga kjo qendër. Ka qytetar që janë larguar menjëherë nga aeroporti i vendit kurse një pjesë tjetër në karantinë. Afër 50% e qytetarëve që janë karantinaur thuhet se kanë qenë të sëmurë dhe kjo të lë të dyshosh qe shumica prej tyre kanë pasur arsye për tu larguar”, tha ajo.

Shqetësim sipas saj është lirimi i përcjellësve të personave të sëmurë.Ajo tha se kanë diskutuar edhe për kriteret për vendosje, vendimet dhe lëshimet. Ajo ka pyetur se si ministri Vitia ka nënshkruar dokumente me diagnoza specifike psikiatrike, raporton EO.

“Këtu janë bërë disa shkelje pasi që një përgjegjës institucional ia ka vënë vetes të drejtë të nënshkruaj mbi një dokument ku janë vendosur diagnoza profesionale mjekësore që janë diagnoza specifike psikiatrike. Ne si deputet jemi të interesuar që të zbardhet e vërteta dhe të kemi transaparencë nëse individët e liruar kanë pasur arsyeshmëri shëndetësore”, tha ajo.

Ky dokumentet sipas saj nuk guxon të nënshkruhet nga ministri.Reshitaj për vdekjen e të riut nga Gjilani i cili u hodh nga katet e larta të konviktit, tha se po e presin një raport profesional nga Prokuroria.“Po presim nga Prokuroria që të dalë me një raport profesional për të riun nga Gjilani, por duhet të shikohet nëse ka pasur shkëputje të hallkave”, tha ajo.