Reporterët pa Kufij rendisin Kosovën në vendin e 75 për lirinë e shtypit

18.04.2019 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Reporterët pa Kufij rendisin Kosovën në vendin e 75 për lirinë e shtypit

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.

Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.

Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.

Më tutje aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve” shkruan Radio Evropa e Lirë.

Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.

Sidoqoftë, raporti konkludon se peisazhi mediatik në Kosovë të paktën në shikim të parë është relativisht pluralist dhe shumë media kanë pronarë pa lidhje të drejtpërdrejta politike, gjë që rezulton në politika dhe mendime më të ndryshme editoriale.

Prej vendeve të rajonit Mali i Zi ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104. Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.

Listës së 180 vendeve i prinë Norvegjia ndërkaq i fundit në listë është Turkmenistani.

Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media. /PCWorld Albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Milan mbetet jashtë Ligës së Kampionëve, kualifikohen Atalanta e Inter

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Intel zbulon procesorin me të gjitha bërthamat me frekuencë 5Ghz

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Ja vendet ku telefonët Huawei preferohen më së shumti

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Operatori i madh celular në SHBA pranon pagesat e faturave në Bitcoin

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Huaweit i ndalohet përdorimi i kartave SD dhe microSD

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Operatorët japin 6 miliardë euro për frekuencat 5G në Gjermani

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Pompeo lumë akuzash ndaj Huawei

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

Google Duo me video telefonata me 8 persona njëherazi

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

“Deepfake” po bëhen më të lehta për tu krijuar

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Instagram bën ndryshimin e madh në IGTV

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Julian Assange përballet me 17 akuza kriminale në SHBA

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Kina zbulon trenin më të shpejtë në botë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Marrëveshja Tregtare SHBA-Kinë, Huawei në lojë

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Facebook ka fshirë 2.2 miliardë llogari në tre muajt e parë të 2019

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit

Punonjësit e Snapchat kanë përgjuar përdoruesit