Rënia e vlerës së Bitcoin, mbyllen në masë minierat e monedhës kriptografike më popullore në botë

E publikuar: 23/11/2018 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Operacionet e gërmimit të monedhave kriptografike si bitcoin në SHBA dhe Kanada kanë nisur të mbyllin aktivitetet e tyre për shkak të rënies së vlerës së bitcoin dhe në pamundësi për të gjeneruar fitim.


Kriptomonedha më popullore në botë aktualisht këmbehet në 4,500 dollarë dhe ka humbur 1/3 e vlerë në vetëm një javë.

Gërmimi i monedhave kriptografike, një proces i cili hedh në qarkullim njësi të reja duke zgjidhur ekuacione komplekse, kërkon sasi të mëdha elektricitetit për kompjuterët që kryejnë këto operacione dhe përllogaritje.


Kur çmimi i bitcoin bie, ashtu edhe fitimi dhe kur ky i fundit bie edhe operimi i një miniere bitcoin nuk është ajo që do të dëshironit të bënit.

Viktima te parë ishte firma Giga Watt e cila aplikoi për faliment pasi nuk arriti dot të paguante 7 milion dollarë borxh.

Koporata nuk kishte mundësi të paguante në kohë kreditë, thuhej në dokumentet e falimentit.

Megjithatë shumica e minierave të bitcoin gjenden në Kinë ku elektriciteti ka një prej kostove më të ulëta në botë.

Por pavarësisht kësaj, edhe atje ka pasur miniera që janë mbyllur. Kompania nga Hong Kongu Suanlitou tha se nuk kishte arritur do të mbulonte shpenzimet e faturave të elektricitetit për një periudhë 10 ditor në Nëntor.

Fati i bitcoin mbetet i paqartë ndërsa disa analistë parashikojnë më shumë rënie ndërsa të tjera rikthim përpara fundit të vitit. /PCWorld Albanian