Rënia e nivelit të hormoneve seksuale me kalimin e moshës

03.02.2016 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rënia e nivelit të hormoneve seksuale me kalimin e moshës

Një femër, e cila i afrohet periudhës së menopauzës, mund të paraqesë shqetësime në jetën e saj seksuale. Një studim i paraqitur nga Shoqëria Amerikane e Mjekësisë Riprodhuese, analizoi kampionët e 3300 femrave, të cilat dhanë gjak dhe treguan se sa herë kishin shfaqur dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale në dy javët e fundit, duke filluar nga “kurrë” deri në “disa herë në ditë”.

Hormonet seksuale te femrat

Studiuesit matën hormonet seksuale të femrave në kampionet e gjakut, përfundimet e të cilave ishin shumë të papritura nga ana e kërkuesve. Sipas analizës së të dhënave, dëshira me e lartë seksuale ishte e lidhur fort me faktorë të kënaqësisë të marrë nga lidhja më e fundit seksuale dhe me aftësinë seksuale të partnerit që ka pasur. Gjithashtu, arsye të tjera të lidhura me dëshirën seksuale janë gjendja e mirë shëndetësore vetjake, sasia e kohës para fazës së menopauzës etj.

Menopauza

Studimi i dytë vjen nga kërkues të Universitetit të Pensilvanisë. Kërkuesit studiuan funksionin dhe interesin seksual të më shumë se 400 femrave, nga mosha 35 deri në 47 vjeç. Për tri vjet, femrat çuan kampione vjetore të gjakut dhe plotësuan studimin e jetës së tyre seksuale. Kampionët e gjakut treguan se, niveli i ulët i hormoneve ishte i lidhur ngushtë me mosfunksionin seksual. Femrat, të cilat kishin hyrë në menopauzë shfaqin dy herë më shumë probleme me funksionin seksual sesa gratë, të cilat nuk kishin arritur ende në këtë fazë. “Lubrifikimi, orgazma dhe dhimbja, ishin aspekte specifike të funksionit negativ seksual të ndikuar nga menopauza”, shprehet studiuesi Henry Mitch. Por, menopauza nuk ishte një nga faktorët e vetëm të rëndësishëm. Femrat pa partnerë seksual, me shumë ankth dhe ato me një fëmijë nën moshën 18–vjeçare, ishin më të prirura të kishin disfunksion seksual.

Hormonet seksuale te meshkujt

Ashtu si femrat, meshkujt përjetojnë një rënie të nivelit të hormoneve seksuale me kalimin e moshës. Por tek meshkujt shpejtësia e ndryshimeve është paksa e ndryshme. Tek femrat niveli i hormoneve kryesorë seksualë, si estrogjeni, mbeten të njëjtë derisa arrijnë në moshën 50-vjeçare dhe më pas bien me kalimin e viteve. Niveli i ulët i estrogjenit shkakton ndryshime fizike dhe psikologjike të menopauzës, duke përfshirë edhe ndryshimin më të dukshëm: ndërprerjen e ciklit menstrual. Kur një femër ka arritur në menopauzë ajo nuk e ka të vështirë të thotë dhe ta pranojë këtë fakt. Tek meshkujt çështja është pak më e ngadaltë. Niveli i hormonit seksual mashkullor më të rëndësishëm, testosteroni, fillon të bjerë që kur ata mbushin 30-vjeç. Në vend që të kenë një rënie të menjëhershme pas këtyre viteve niveli i testosteronit fillon të bjerë në 1% gjatë gjithë jetës së një mashkulli. Ky ndryshim është kaq gradual sa që një mashkull mund të mos e kuptojë deri sa të kenë kaluar 10 vjet. Të paktën 10% e burrave nën moshën 50-vjeç kanë nivel të ulët të testosteronit. Por pasi kanë kaluar të shtatëdhjetat niveli i tyre i testosteronit është i pamjaftueshëm.

Niveli i ulët i testosteronit

Natyrshëm lind pyetja nëse mund të shkaktojë simptoma niveli i ulët i testosteronit tek meshkuj, siç shkakton estrogjeni tek femrat? Nuk ka asnjë dyshim që kjo ndodh, por është shumë e vështirë të verifikohet. Meshkujve rënia e testosteronit u shkakton disa shqetësime si humbja e muskujve dhe trup të shëndoshë, rënie të energjisë, më pak interes për seks, mosfunksion të ereksionit, depresion. Tek meshkujt këto shqetësime mund të stabilizohen në sajë të terapisë së “zëvendësit” të testosteronit. Por gjithsesi, përpos kësaj terapie, është e rëndësishme të dihet nga të gjithë meshkujt, se janë atë të cilët mund të vendosin nëse duan të përpiqen të ruajnë të njëjtën gjendje të hormoneve seksuale apo të ndihmojnë atë të ulet. Ndonjëherë është e vështirë të kuptohet nëse një mashkull ka rënie të testosteronit apo po vuan nga ndonjë shqetësim tjetër.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

FFK jep lajmin e madh: Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

Bebe Rexha tregon se për çka e ngucnin në shkollë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

“Stupcat” tallen keq me zgjedhjet, tregojnë si shiten votat në Kosovë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

La kamerën e ndezur aksidentalisht, zbulon se gruaja po e tradhton me shokun e ngushtë

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Beqiraj i emocionuar nga mikpritja e “Dardanëve”, thotë se Kosova e meritoi fitoren

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Challandes pas fitores ndaj Malit të Zi – thotë shqip ‘urime’

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Moldavi-Shqipëri mbyllet 0-4 për kuqezinjtë

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Drejtori i Fiores i befasuar nga talenti 22 vjeçar: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me mbesën time

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Bëri gabimin e ndeshjes, ja çfarë thotë Strakosha

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e ngushtë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen me veshjen e ngushtë

Jennifer Lopez vjen me një këngë të re

Jennifer Lopez vjen me një këngë të re

Challandes: Nuk jam i kënaqur me fitoren 1:0

Challandes: Nuk jam i kënaqur me fitoren 1:0

Demi i heq të gjitha dhe pozon e zhveshur

Demi i heq të gjitha dhe pozon e zhveshur

Florent Hasani shënon golin e parë kundër Gjibraltarit

Florent Hasani shënon golin e parë kundër Gjibraltarit

Kardashianët pretendente për të fituar çmim në këtë ceremoni

Kardashianët pretendente për të fituar çmim në këtë ceremoni