Rënia e monedhave kriptografike, Coinbase ndalon përkohësisht aktivitetin

E publikuar: 22/12/2017 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Coinbase, një prej uebsajteve më popullore në botë të transaksioneve të monedhave kriptografike, ndaloi aktivitetin ditën e sotme pas rënies drastike të çmimeve të Bitcoin, Ethereum dhe monedhave të tjera.

Në një deklaratë përmes uebsajtit, kompania shprehej se kjo ndërprerje vinte si rezultat i trafikut të lartë.

Blerjet dhe shitjet e monedhave janë ndaluar momentalisht.

Gjatë javës uebsajti i kompanisë ishte jashtë funksioni si rezultat i trafikut të lartë kur bitcoin arriti në mbi 20,000 dollar.

Edhe Bitfinex kishte raportuar probleme sigurie. Rënia e vlerës së bitcoin ditën e sotme nga 17,400 dollarë në 11,800 dollar sipas CoinMarketCap.com është më e larta që ka pësuar bitcoin ndonjëherë.

Megjithatë që nga Janari monedha është rritur me 1,800%. Ditët e fundit edhe rivalët shënuan hapa pozitiv si Ethereum apo kloni Bitcoin Cash. /PCWorld Albanian