Renditja e re e UEFA-s: Reali i pari, Trepça ’89 dhe Prishtina në fund të tabelës

E publikuar: 16/03/2018 06:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Evropiane e Futbollit ka zbardhur renditjen e re të klubeve evropiane.

Klubet e Kosovës e kanë gjetur veten në tabelë, megjithëse janë në pozitat e fundit të renditjes.

Skuadra mitrovicase e Trepça ’89, e cila është kampione aktuale e Kosovës, zë pozitën e 439 me 0.500 pikë.

Dy vende më poshtë, në të 441-tën me 0.250 pikë gjendet skuadra e Prishtinës, e cila aktualisht lidere e ligës elitare kosovare.

Theksojmë se lider i renditjes është Reali i Madridi vazhdon të kryesojë në renditjen e klubeve evropiane duke lënë pas Bayernin e Munichut dhe Barcelonën, dy ndjekës në kuotë të njëjtë pikësh.

Madrilenët kanë tubuar 152 pikë, ndërsa 23 më pak kanë bavarezët dhe katalonasit, përkatësisht secila me nga 129 sosh.

Theksojmë se renditja evropiane e klubeve të UEFA-s llogarit rezultatet e çdo skuadre në garat zyrtare dhe përfaqësimin e tyre në pesë vitet e fundit.

Ndryshe, kjo bëhet përmes një algoritmi që llogarit edhe koeficentin e vështirësisë së ligës vendase. /Telegrafi/