Renditja e re e UEFA-s, ja kush kryeson !

E publikuar: 19/03/2016 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e parë në ranglistën e koeficientëve të UEFA’s të publikuar së fundmi.

Los Blancos me prezencën e tyre në çerekfinale për sezonin e gjashtë radhazi janë në krye të listës me 167,174 pikë, duke lënë prapa Bayernin e Barcelonën.

Reali është në krye të kësaj rangliste nga viti 2013/2014, ku ata edhe ngritën trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, të njohur si La Deciman.

Top pesëshen e kompletojnë Atletico Madridi dhe Chelsea.