Rëndësia e Arthur te Barcelona me pasime dhe veprimet në fushë

E publikuar: 08/02/2019 02:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Arthur, është kthyer në pjesë jetike të planeve të Ernesto Valverdes këtë sezon dhe performanca e tij kundër Real Madridit e dëshmon këtë.

Braziliani e përfundoi ndeshjen me 92 përqindësh të pasimeve të sakta, duke tentuar 78 sosh, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e Camp Nou .

22-vjeçari e diktoi ritmin e lojës dhe ishte ai që e luajti topin përpara, veçanërisht kur lojtarët e Real Madridit patën një trysni të lartë te Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic.

Ai ishte pothuajse në çdo pozitë të fushës.

Pasimet edhe fusha e veprimit të Arthur

Paraqitjet e tij i kanë impresionuar përkrahësit e Blaugranëve, pasi ata kanë vënë re ngjashmëri me ish-kapitenin e ekipit të tyre, Xavi Hernandez.

Arthur gjithashtu kontribuoi edhe në një mbrojtje, duke e rikuperuar topin gjashtë herë gjatë ndeshjes.

Ish-ylli i Gremios e ka shtuar edhe një tjetër shfaqje mbresëlënëse në kornizën e tij, duke dëshmuar edhe një herë se ai mund të luajë në mënyrë të qetë krahas yjeve si Busquets e Rakitic. /Telegrafi/