Remi: Kurrë s’kam kërkuar haraç

E publikuar: 06/04/2015 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ndaj deklaratave të afaristi Eroll Vitaku, që e lidh emrin e tij me haraçin.
Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook.

“Të nderuar qytetarë,

Dua të sqarojë qëndrimin tim në lidhje me rrëfimin e rëndë të një afaristi të vendit tonë të bërë sot në njërin nga televizionet tona.
Fillimisht, përgëzoj autorin e emisionit dhe afaristin e nderuar për denoncimin publik të kësaj dukurie të shëmtuar e cila padrejtësisht ka goditur biznesin e vendit tonë. Shumë herë kam bërë thirrje që njerëzit e ketij vendi duhet të raportojnë cdo gjë të ligë e cila në cfarëdo forme shfaqet si pasojë e sundimit të dobët të ligjit në vendin tonë. Dhe ky është një rast i tillë. Në këtë denoncim publik, afaristi në fjalë ka rrëfyer se dikush nga ata që e kanë sulmuar është thirrur në emrin tim me pretendimin se qëndrojë prapa tyre (sulmuesëve) si kërkues të pasurisë së paligjshme. Dëshiroj të bëjë të qartë se asnjëherë nga askush, në cilëndo periudhë nuk kam kërkuar që të kërkojë në emrin tim asnjë lloj pasurie apo cfarëdo qoftë tjetër. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, bizneseve apo kujtëdo qoftë tek të cilët, persona të inkriminuar, eventualisht kanë përdorur ose përdorin emrin tim, ta denoncojnë menjëherë rastin në prokurori.
Ajo çfarë kemi dëgjuar sot për presionet që fatëkeqësisht u bëhen biznesit në vendin tonë, duhet të alarmojë mekanzimat e zbatimit të ligjit në vendin tonë dhe poashtu dua të inkurajoj cdo qytetarë që të vazhdojë të raportojë për këto të bëma të liga, në organe të shtetit por edhe publikisht pse jo. Shteti dhe të gjithë ne duhet të lirojmë ambientin e zhvillimit të biznesit duke e çliruar atë nga krimi organizuar dhe presionet e paligjshme. Unë do të angazhohem në këtë rrugë.
Ka sa vite që në vazhdimësi kam deklaruar se na duhet rend dhe ligj. Kjo na duhet tani, unë dhe askush tjeter nuk do të mundet të jetë përjashtim”rem-fb