Remi: Ka kohë që asht degjenerue koalicioni me LDK’n, vetëm me futjen e Haradinajt kendellet! (video)

E publikuar: 23/02/2017 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka kohë që deputetët i kanë ikë koalicionit.

Rrustem Mustafa-Remi, ka thane se Kosova asht rreshtue tashma perkrah Amerikes, Bashkimit Europian dhe NATO’s.

“Na jemi rreshtue krah NATO’s, krahe partnereve perendimor dhe krejt mundesite i kemi shkri per NATO’n”, tha Mustafa.

https://youtu.be/AOl1IiI3qXU

Ai ka thane se qytetaret tane duhet me u marre me objektiva jetesore, por jo me operacione te sektorit te sigurise kur dihet se NATO asht ne Kosove dhe e siguron ate.

Krejt mekanizmat institucional po punojne me I gjete te ligat, por edhe te arritunat ne mendesine politike dhe zhvillimore.

“Edukata jone asht zhvillue ne robni, dhe kjo nuk duhet me ndodhe tash”, tha Remi tue shtue se tash vendi ka nji trend zhvillimi ma te madh se ne te kaluemen.

“Na po shohim se po vendosen njerezit adekuat ne pozita te caktueme, dhe se kjo po bahet ne menyre ligjore edhe me ndihmen e te huejve”, ka shtue Remi.

Kosova e ka synim BE’n dhe ky asht vazhdim i aspirates se vendit per integrim ne familjen europiane.

Shume prioritete qe jane tash, na si popull duhet me qene te pergjegjshem, dhe si Malin e Zi, Maqedonine, por edhe shtetet tjera fqinje, duhet me pase raporte te mira.

Remi thote se deklarimet e opozites jane normale, por me shkue ne zgjedhje shkojme pas pike problemi.

Ai foli edhe per koalicionin PDK-LDK, tue konstatue se ka nji kohe qe ky koalicion ka degjerue dhe se nuk asht zhvillue ashtu si asht prite.

“Kam prite qe mbrenda nji kohe ka me u ba riformatimi i Qeverise, por kjo nuk po ndodh. Mendoj se me ardhjen e Ramush Haradinajt, duhet me u ule liderat per me zgjanue koalicionin dhe me fute AAK’n ne qeverisje”, tha Rrestem Mustafa.

Remi propozon mos me shkue ne zgjedhje, por me zgjanue koalicionin dhe me fute edhe Ramush Haradinajn ne qeverisje.

“Nji riformatim i Qeverise asht i nevojshem. E njoh ztoni Haradinajn dhe ja njoh aftesite e tij, ai e ka deshmue ne shume raste se asht lider qe i duhet vendit, por ketu mundet me hy edhe zotni Limaj”, ka nenvizue Mustafa.

Keto komente Mustafa i ka ba si i ftuem ne emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.