Remi flet diçka për ekonomi

E publikuar: 22/10/2016 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa ka shprehur për qeverinë që drejtohet nga Isa Mustafa se kjo e fundit duhet të vendosë, për konkurrencë të lirë dhe zhvillim ekonomik- jo centralizëm në ekonomi.

Sipas tij, vendi për një kohë të gjatë është privuar nga zhvillimi normal ekonomik, përfshirë konkurrencën e lirë.

“Rrjedha normale e kërkesës dhe ofertës është cunguar kur pushtetar dhe grupe interesi të ndërlidhura, kanë devijuar atë për interesat e tyre. Me këtë ata kanë cenuar jo vetëm konkurrencën e lirë dhe zhvillimin ekonomik, por edhe të drejtat elementare të qytetarëve të Kosovës.” ka shkruar Mustafa.