Rekord i ri në qytetin gjerman, për më së shumti njerëz të veshur si Smurfs (Foto)

E publikuar: 17/02/2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro 3,000 njerëz arritën rekord, për më së shumti Smurfs së bashku në një hapësirë.

Në total, 2,762 individë me fytyrë të kaltër, veshje dhe aksesorë sikur personazhet e famshme, u mblodhën në Lauchringen të Gjermanisë, duke ia kaluar rekordit të mëparshëm, që e mbanin studentët e Wales, transmeton Telegrafi.

Para tri vitesh, në po të njëjtin qytet gjerman, ka pasur një aktivitet të ngjashëm, që të rrëzohet rekordi i shënuar në 2009, por nuk ia dolën sepse nuk u grumbulluan më shumë se 2,510 vet.

Organizatorët u shprehën të kënaqur, pasi kaluan shifrën e dëshiruar, me shumë fëmijë dhe të rritur që u bënë pjesë.

Karakteret e Smurfs janë krijuar nga belgu Pierre Culliford më 1958, ndërsa janë ende shumë të pëlqyer nga të gjitha moshat. /Telegrafi/