Reka: Erdhi koha që president i shtetit të jetë shqiptar

E publikuar: 13/04/2019 23:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë komunizmit na kanë bindur dhe tani ende po na bindin se kjo nuk mund, por tani erdhi koha që president i shtetit të jetë shqiptar dhe këtë duhet ta mbështesni në zgjedhjet e ardhshme, me këto fjalë kandidati për president Blerim Reka e kërkoi votën e qytetarëve në mitingun parazgjedhor në Gostivar.

Reka i cili mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe BESA, në fjalimin e tij i kritikoi aktivitetet e koalicionit qeveritar për eurointegrimet. Ai përmendi se ata nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm që të përballen me sfidën dhe rekomandimet të cilat janë dhënë nga Brukseli. Reformat në gjyqësi, ligji për prokurorinë publike, depolitizimi i administratës dhe eliminimi i nepotizmit janë pjesë e këtyre rekomandimeve.

“Madje edhe nëse marrim datë për negociata, partitë në pushtet dhe institucionet nuk kanë as vullnet, as kapacitete për t’i plotësuar kushtet të cilat na u parashtruan në Bruksel. Këtë ne e kemi biseduar, ndërsa tani vetë partitë të cilat janë në pushtet këtë e pranojnë këto ditë”, tha Reka.

Anëtarësimi në NATO sipas Rekës është punë e kryer dhe ai mendon se procesi më në fund do të përfundojë vitin e ardhshëm, por duhet të bëhet llogari edhe për nevojat e popullit.

“Ne duam ta pengojmë tendencën e zhvendosjes së të rinjve nga vendi. Çka na duhen koncepte për BE dhe NATO kur do të përfundojmë me pesë qind mijë banorë më pak”, potencoi Reka.

Para bashkëpartiakëve dhe simpatizuesve të Aleancës për Shqiptarët u drejtua edhe lideri Zijadin Sela i cili i kritikoi politikat e BDI-së të cilat sipas tij nuk i përfaqësojnë interesat e shqiptarëve në Maqedoni.

“Blerim Reka është kandidati më i përgatitur për president dhe e gëzon besimin e të gjitha komuniteteve, prandaj të dalim më 21 prill dhe me votën tuaj ta valorizojmë fitoren”, tha Sela.

Lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami në fjalimin theksoi se shqiptarët duhet masivikisht ta mbështesin kandidatin e tyre, sepse siç tha, e jo votat që të shpenzohen për të tjerët të cilët nuk kujdesen për interesat e shqiptarëve.