Reja në formë rrethi ngrit spekulime për aktivitet jashtëtokësorësh (Foto)

E publikuar: 05/08/2018 05:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e Moskës së Rusisë mbetën të befasuar, me një re në formë rrethi që ngjante me pjatat fluturuese.

Fotografitë e shpërndara në internet, janë komentuar si aktivitet jashtëtokësorësh, ndërsa ka pasur edhe spekulime se mund të ketë edhe vizitorë prej ndonjë planeti tjetër, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka shpjegim tjetër, pos që ata po na vizitojnë dhe zbarkimi i alienëve në njërën prej këtyre ditëve është i pashmangshëm” ka shkruar një komentues.

Por, meteorologët kanë pasur shpjegim shumë më të thjeshtë dhe jo stresues.

Sipas ekspertëve, kjo është vetëm një re grumbulluese, që rastësisht ka marrë formën rrethore. Masive të tilla, krijohen kur është moti i freskët gjatë verës dhe mund të sjellin të reshura të lehta shiu. /Telegrafi/