Reja misterioze në formë spirale, për të cilën nuk po gjejnë përgjigje as ekspertët (Foto)

E publikuar: 09/02/2019 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët kanë mbetur të befasuar me një re misterioze, që ngjante shumë me ajrin e kondensuar që e lënë fluturaket.

Askush nuk ka ditur të jepë përgjigje për strukturën që u shfaq në Sidbury Hill të Anglisë, shumë afër Stonehenge, transmeton Telegrafi.

Studiuesit universitar të motit dhe zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, kanë mbetur të hutuar me renë, që nuk dihet si është formuar.

Fenomeni për të cilin askush nuk po gjen përgjigje

Imazhi i mahnitshëm është shkrepur nga David Hargrave, i cili ishte duke e shëtitur qenin, kur hasi në pamjen e pazakontë. Ngjyra portokalli e mbyllur, besohet të jetë shkaktuar nga perëndimi i diellit.

Zona ku është shfaqur reja, shfrytëzohet për të testuar armët e fuqishme dhe stërvitjen e ushtarëve, por atë ditë nuk raportohet se ka pasur ndonjë manovër.

Organizata për Mbrojtjen e Infrastrukturës, që është përgjegjëse për atë zonë, nuk ka dhënë deklaratë më të hollësishme, vetëm se nuk ka pasur atë ditë asnjë aktivitet.

Zyrtarë nga Bristol University dhe ekspertët e dronave që veprojnë në atë regjion, nuk kanë ditur të japin përgjigje lidhur me krijesën e pazakontë. /Telegrafi/