Refuzohet kërkesa e Ferid Aganit dhe Gani Shabanit në rastin ‘Stentat’

E publikuar: 16/05/2018 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Apelit të Kosovës ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Ferid Aganit dhe Gani Shabanit ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës me të cilin ishin refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit konfirmohet aktakuza ndaj ish- ministrit të shëndetësisë dhe ish sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie në rastin ‘Stentat’.

Lajmin e refuzimit të kërkesës e konfirmoi për Kallxo.com, zëdhënësi i GJykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Ish-ministri Agani dhe ish-sekretari Shabani, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ata ishin deklaruar të pafajshëm në lidhje akuzat me të cilat ngarkohen në seancën fillestare të mbajtur më 26 shkurt të këtij viti.

Gjykata Themelore, aktakuzën kundër ish-ministrit Agani dhe të akuzuarve të tjerë në rastin “Stenta” e kishte konfirmuar edhe në korrik të vitit të kaluar, mirëpo, pas ankesave të mbrojtësve të të akuzuarve, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rivendosje.

Aktakuza në rastin “Stenta”, ishte ngritur në qershor të vitit 2016.

Në këtë rast të akuzuar janë r janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij aktakuze ishin edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës./kallxo.com/