Refuzimi i teknologjisë 5G të kompanive Kineze do ti kushtojë operatorëve Evropianë 55 miliardë euro

E publikuar: 07/06/2019 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ndalim i përdorimit të teknologjisë Kineze për ndërtimin e rrjeteve 5G do ti kushtojë operatorëve Evropianë plot 55 miliardë euro sipas një analize të industrisë.

Shtetet e Bashkuara vendosën Huawei Technologies, kompaninë më të madhe në botë të pajisjeve të telekomunikacionit, në listën e zezë duke bërë që gjigantët globalë të teknologjisë të shkëpusin marrëdhëniet menjëherë me kompaninë Kineze dhe vendosur presion mbi vendet Evropiane.

Uashingtoni thotë se pajisjet e Huawei mund të përdoren nga Pekini për përgjim, diçka që kompania e ka mohuar vazhdimisht.

Lëvizja e administratës Trump vjen në një kohë kur operatorët po bëhen gati për mbërritjen e gjeneratës së re të teknologjisë mobile, atë 5G, e cila premton internet super të shpejtë.

Përllogaritja vjen nga grupi botëror i telekomunikacionit GSMA i cili përfaqëson interesat e 750 operatorëve mobilë në mbarë botën.

Edhe më herë GSMA ka folur rreth pasojave të ndalimit të përdorimit të teknologjisë së Huawei, produktet e të cilët blihen gjerësisht në Evropë.

55 miliardë euro do të jetë kostoja që operatorët do të paguajnë nëse vendet e tyre ndalojnë përdorimin e teknologjisë së Huawei apo ZTE. Prodhuesi Finlandez i pajisjeve të telekomunikacionit Nokia tha se nuk është e vërtetë.

Nokia tha se kishte parakaluar Huawei në numrin e kontratave për zhvillimin e rrjeteve 5G. Sipas raportit të GSMA një ndalim gjithashtu do të shtynte implementimin e teknologjisë 5G me 18 muaj. /PCWorld Albanian