Refugjatja palestineze shpallet mësuesja më e mirë në botë

E publikuar: 14/03/2016 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikur një refugjate në kërkim të një jetë më të mirë, ndërsa sot shpallet mësuesja më e mirë në botë.

Bëhet fjalë për Hanan Al Hroub, nga Palestina. Ajo është kurorëzuar me këtë çmim për shkak të mënyrës së saj të mësimit, duke fituar kështu çmimin 1 milion dollarë.

Sipas BBC, Hanan Al Hroub u rrit në një kamp refugjatësh palestinez dhe tani punon si mësuese.

Ajo është e specializuar për mbështetjen e fëmijëve të cilët kanë qenë të traumatizuar nga dhuna.

Fituesi u njoftua në një ceremoni çmimesh që është mbajtur në Dubai, dhe u përcoll me një video-mesazh të urimit dërguar nga princi William.

Themelues i këtij çmimi është Fondacioni Varkey me seli në Britani dhe në zgjedhje hynë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e shkollave publike dhe private në botë, nga kopshti deri në shkollë të mesme.

Sakaq, çmimi për mësuesin më të mirë ndahet çdo vit për edukatorët të cilët japin kontribut të madh në profesion.

Po ashtu, bëhet e ditur se Papa Francesku gjithashtu ka dërguar një mesazh duke thënë se mësuesit ishin “ndërtuesit e paqes dhe unitetit”.

Hanan Al Hroub pas mori çmimin tha se do të shpenzojë paratë e çmimit në përkrahjen e studentëve të saj.

Pjesëmarrës në Çmimet Globale të mësimdhënësve ishin mësuesit nga India, Kenia, Finlanda dhe Shtetet e Bashkuara.