Reduktorët e 10 mijë eurove KEK-u i ka paguar 63 mijë euro

E publikuar: 25/12/2018 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Korporata Energjetike e Kosovës i ka çuar dëm 53 mijë euro në një proces tenderimi që është dashur të mbyllet me vetëm 10 mijë euro.

Pesë zyrtarë të këtij institucioni akuzohen se me vetëdije ia kanë paguar dhjetëra e mijëra euro më shumë një kompanie private, sesa vlera që peshonte tenderi për furnizim me reduktorë, në momentin e nënshkrimit të kontratës, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë rast, Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj këtyre pesë punonjësve të KEK-ut dhe pronarit të kompanisë “Univers-M”.

Fituesi i tenderit ka konkurruar në KEK për këtë tender me çmimin 2.500 euro për një reduktor. Nëse do të zbatoheshin çmimet e kontratës, atëherë KEK-u për katër reduktorë do të duhej të shpenzonte 10 mijë euro.

Sipas aktakuzës, reduktorët që janë dërguar në KEK kanë vlerën 2.500 euro, ndërsa janë faturuar si reduktorë që kanë vlerën e 16.5000 euro për copë, apo 800 për qind me shtrenjtë sesa çmimi që figuron në kontratë.