Reddit ridizajnon aplikacionin mobil, ofron mjete të reja për moderatorët

E publikuar: 21/12/2017 00:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reddit prezantoi një ridizajnim të aplikacionit në iOS dhe Android në mënyrë që shfletimi në rrjetin social të jetë më interaktiv.

Ndryshimi më madhor i aplikacionit është funksioni i komunikimit mes përdoruesve të cilin Reddit e ka testuar prej disa muajsh.

Gjithashtu Reddit shtoi një modalitet teatër për të shikuar imazhet, videot dhe GIF-ët.

Përveç këtyre funksioneve të reja, Reddit solli mjete të reja editimi për moderatorët e komunitetit.

Për moderatorët do të jetë më i lehtë editimi, aprovimi dhe fshirja e përmbajtjeve.

Veçoritë e prezantuar nga Reddit janë një provë e qartë se rrjeti social sheh të ardhmen e platformës së saj tek mobiliteti.

Prej vitesh Reddit ka injoruar platformat mobile dhe për herë të parë i mori seriozisht në 2015-ën.

Sot vëmendja më e madhe e rrjetit social është në platformat mobile dhe si duket po sjellin fryte për kompaninë. /PCWorld Albanian