Red Bull-Renault, bashkëpunimi vazhdon

E publikuar: 29/05/2016 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Red Bull-Renault, bashkëpunimi vazhdon. Skuadra austriake edhe në sezonet e viteve 2017 dhe 2018, do të furnizohet me motorë Renault. Raporti mes Red Bullit dhe kompanisë franceze ishte i destinuar të prishej në përfundim të vitit të kaluar por ish skuadra kampione e Botës arriti marrëveshjen për rinovimin e kontratës vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit Botëror të Formula 1 të këtij viti. Por drejtuesit e Red Bull duke zgjatur marrëveshjen me Renault edhe për dy vitet e ardhshëm.

Edhe skuadra satelite e Red Bullit, Toro Rosso e cila këtë sezon është e pajisur me motorë Ferrari, që prej vitit 2017 do të rikthehet të përdorë, motorë të prodhuar nga kompania franceze. Jemi të lumtur që kemi rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit me Renault deklaroi shefi i skuadrës austriake Christian Horner. “Kemi përjetuar shumë suksese me këtë motor në të kaluarën dhe besojmë se edhe në të ardhmen do të arrimë fitore të tjera”, shtoi më tej Horner. Fitorja Max Verstappen në Barcelonë ka rritur besimin e Red Bullit ndaj motorëve Renault dhe për këtë arsye palët kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin./supersport.al/