Reciprocitet ndaj Serbisë për gaz e naftë

E publikuar: 22/03/2016 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka nënshkruar vendimin për masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti.

“Vendimi vjen pasi Serbia ka refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme”, shkruan Hoti në Facebook.

Sipas tij nga sot, Kosova nuk do t’i njohë dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia derisa vendimi ka nisur të zbatohet nga Dogana e Kosovës nga mbrëmë në orën 24:00.