Reçica: Rasti në Drenas, tronditje për gjithë shoqërinë

E publikuar: 08/02/2019 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës po mbanë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit.

Elmi Reçica nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se rasti në Drenas është ngjarje shumë e ndjeshme.

Reçica tha se duhet kërkuar nga të gjitha autoritetet përgjegjëse të marrin të gjitha veprimet e duhura, me profesionalizmin më të lartë.

“Është një ngjarje dhe situatë shumë e rëndë, që ka shkaktuar hidhërim dhe tronditje të madhe në vend”, tha ai.

Ai tha se është shumë me rëndësi që e gjithë shoqëria të angazhohen në parandalimin e rasteve të tilla.

Në emër të propozuesit, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat.

Kollçaku tha se abuzuesit ishin ata që fëmija do të duhej të kishin më së shumti besim.

“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunini. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka shkelje në të tri nivelet”, tha ajo.

Ajo tha se janë detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria.

Abuzimi seksual i vajzës nga Drenasi është thënë të ketë filluar kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç, fillimisht nga profesori i saj.

Pas denoncimit në polici nga viktima, hetuesi policor kishte abuzuar seksualisht me të dhe në janar të këtij viti, e kishte detyruar të kryente abort të padëshiruar në një klinikë private në Prishtinë.

Autoritetet kanë arrestuar zyrtarin policor dhe mësimdhënësin.