Reçica: Këtë javë procedohet për plotësim Projektligji i punës dhe lehonisë

E publikuar: 01/12/2020 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do ta dërgojnë në Qeveri, për plotësim Projektligjin e punës dhe atë të lehonisë.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ku është diskutuar lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”, tha se plotësimi i ligjit të punës ka qenë një nga rekomandimet e raportit.

“Ne do të procedojmë këtë javë ligjin e punës dhe lehonisë. Kemi miratuar një sërë rregulloresh për siguri në punë. Ministria e Punës është duke marrë hapa të mëtutjeshëm. Kemi draftuar strategjinë për siguri në punë. Edhe në mandatin e kaluar kam bërë përpjekje për të fuqizuar dialogun në vend, paga minimale. Paga minimale ndërlidhet me disa skema të tjera që ka bërë të bëjmë veprime sa i përket shtyrjes së pagës minimale. Kur ta miratojmë marrëveshjen kolektive ajo gjen zbatim. Kur jemi te puna dhe punësimi Kosova ka shënuar ulje të papunësisë në vitin 2019”, tha Reçica, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se janë duke implemtuar masat e tregut të punës si praktikë punë, grante.