Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

02.07.2020 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Nga Emrush T. Shkodra

Paralajmërimet për një rënie ekonomike në Kosovë prej 5 deri 6 për qind për vitin 2020-2021 duken të qëndrueshme, nëse trendi i këtillë vazhdon profesionistët mendojnë se kjo përqindje do rritet edhe më.
Recesioni dhe rënia ekonomike karakterizohen me uljen e eksporteve gjatë muajve të pandemisë covid19, që sipas përllogaritjeve kalojnë mbi 130 milion euro.

Masat strikte të ndërmarra nga disa shtete Evropiane dhe që vazhdojnë të përfshijnë Kosovën si vend që duhet ngelur në izolimin për shkak të covid19, kanë përkeqësuar gjendjen ekonomike edhe më tej. Këto masa do të pasojnë ngarkesa edhe më të mëdha në rimëkëmbjen ekonomike të vendit, dhe si rrjedhojë e kësaj kurba e rënies do të vazhdon dhe do të thellohet edhe më shumë.

Ekonomia Kosovare është në krizë reale, kjo rënie do të shpien drejt kolapsit ekonomik pashmangshëm dhe do të jetë vështirë të rimarrim veten pas kësaj katrahure të krijuar.
Qeveria këtu do të duhej të përfshihet më thellë, dhe përveç pakove financiare që ka lëshuar në treg, ajo duhet të bëjë më shumë për ekonominë e vendit, duke u orvatur të mos lejojë kolapsin ekonomik. Duhet te zgjedh drejtimin që do të qonte në rimëkëmbjen e ekonomisë, dhe të krijojë një fond të veçantë në ndihmë të biznesit dhe ekonomive familjare.
Shteti ynë do të duhet të krijoj kushte për mbijetesë disa bizneseve të vogla që janë në vështirësi, dhe po ashtu të krijoj kushte për hapjen e disa të tjerave përmes fondeve të qeverisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane për Zhvillim, ose bankës Botërore etj.

Paralajmërimet e Bankës Botërore

Sipas raportit të fundit ekonomik të Bankës Botërore recesioni ekonomik për Ballkanin tashmë ka filluar, dhe skenarët e mundshëm që BB supozon se shpërthimi recesional në Ballkan do të fillon të ngadalësohet kah fundit i 2020-ës, nëse masat fillojnë të bien dhe politikat e kontrollit covid19 do të evitohen duke mos u rënduar edhe më tej gjendja ekonomike.

Rikuperimi ekonomik mund të parashihet në muajt e mesëm të 2021-ës, gjithnjë duke kalkuluar përmes formulave ekonomike që bizneset mund të ngrihen me një pjesëmarrje të qeverisë, duke sanuar humbjen dhe duke investuar në procese afatgjate përmes kredive pa kamata dhe kredive të buta.

Por shkalla e zgjatjes së recesionit do të varet kryesisht nga kohëzgjatja e pandemisë në Evropë përfshirë edhe vendin tonë, por duke u mbajtur kryesisht Ballkani nën llupën e kontrollit dhe mbrojtjen nga covid19.
Disa nga qeveritë në Ballkan tashmë e kanë nuhatur këtë gjë, dhe si rrjedhojë e kësaj qeveritë e disa shteteve përreth nesh kanë ndërmarrë disa masa parandaluese kundër covid19, dhe po lejojnë një hapje graduale ekonomike, duke mos krijuar panik dhe duke larguar fazat emergjente drejt hapjes së plotë të biznesit.

Fazat recesive dhe rrjedhat e saj janë vështirë të parashikueshme në botë, e po ashtu edhe në Ballkan, sepse ka indikacione që kjo pandemi do të jetë shkatërruese për jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Përmes recesionit do të preket sistemi i taksimit që konsiderohet mbushja e buxhetit të vendit, sistemi shëndetësor do të shkon drejt fundosjes duke gllabëruar shpenzime enorme gjatë rënies, paralizimi i veprimtarive ekonomike, frika e hapjes së bizneseve të reja, stagnimi e investimeve, humbja e vendeve të punës, vonesat në pagesa të kësteve të bizneseve që kanë ndaj bashkëpunëtorëve dhe bankave etj.

Rritja ekonomike kishte vazhduar ndër vite

Vendin tonë e kishte përcjellë një rritje relative ekonomike vit pas viti mbi 4 për qind, e që ndonjëherë arrinte edhe një rritje prej 4.3 e 4.8 për qind. Gjë që kjo krahasuar më shtetet e rajonit, kishte një rritje më të theksuar, dhe më të qëndrueshme.

Kosova bën pjesë në hemisferën që kryesisht mbulohet me eksporte të vogla, por të kërkuara në tregjet evropiane, për shkak të fuqisë punëtore më të lirë e cila rrjedhimisht edhe çmimet dalin më të lira karshi konkurrencës!
Kjo nënkupton që vendi ynë kishte përjetuar një rritje graduale dhe konstante ekonomike.

Remitencat, ose mjetet financiare të ardhura nga diaspora konsiderohen rritje në të hyrat shtetërore që ka ruajtur bilancin ekonomik, dhe kanë vazhduar me vite të tëra të mbulojnë vrimat financiare të buxhetit të vendit.

Por, nëse pas tërë errësirës së krijuar nga cvid19, në horizont parashihet që gjatë periudhës afatmesme 2021-2023, rritja ekonomike të kthehet fuqimisht në rajon, pasi aktiviteti ekonomik gradualisht pritet të kthehet në normalitet të themeleve të ekonomisë Kosovare.

Por kjo do të varet kryesisht nga gjatësia dhe intensiteti i krizës aktuale, po ashtu do të ndikohet shumë nga politik bërja e shteteve dhe qëllimeve të tyre për të adresuar çështjen e pandemisë.

Kriza e një rreziku për Ballkanin perëndimor, do të varet edhe nga recesioni në Bashkimin Evropian. Trajtimi i i shpalosur i krizave ekonomike përveç që ka kapluar dhe vazhdon të mbaj Bashkimin Evropian, kjo të ndikojë dhe vështirësojë edhe më shumë bilancin ekonomik në rajonin ballkanik, përfshirë edhe Kosovën.

Banka Botërore ka sugjerua vendet e prekura nga recesioni ekonomik që të ofrojnë mbështetje për familjet dhe bizneset e prekur gjatë urgjencave duke filluar nga 6 deri në 11% e buxhetit të shtetit.

Masat afatshkurtra të shpallura janë në përputhshmëri dhe i përgjigjen politikave të BE-së, por mund të mos jenë adekuate për realitetin e krijuar në bizneseve në vend. Afarizmi i vendit do të arrihet të shpëtohet, nëse në një afat të shkurtër do të njohim nga afër humbjet që janë shkaktuar gjatë pandemisë, e këtu akoma nuk është bërë ndonjë rezyme e plotë e humbjeve.

Politik bërja të ruaj konstantën

Ballkani në përgjithësi, e Kosova në veçanti njihen për krijimin e vendit të punës duke u bazuar dhe mbështetur në vetëpunësim, për të krijuar të ardhura nga aktivitet joformale. Kjo kategori e të bërit biznes janë grupe të ndjeshme ndaj krizave, dhe po ashtu është e vështirë të mbështeten përmes masave konvencionale.

Duke pasur parasysh gjatësinë e pasigurt të krizës covid19, politik bërësit në Kosovë do të përballen me të njëjtën dilemë politike që tashmë behët në mbarë botën.

Të shfrytëzohet hapësira fiskale e disponoheshe për të zbutur ndikimin e menjëhershëm që mund të shkaktoj zjarr nëse kriza vazhdon dhe mbijeton prej masave të ndërmarra nga pakot financiare.

Përgjegjësit e politikës duhet të kalibrohen për të zbutur efektet e menjëhershme, për t’iu përshtatur realiteteve të reja që mund të shfaqen, dhe të krijojnë hapësirë për profesionist të fushave të caktuara që të marrin pjesë duke përgatitur rimëkëmbjen ekonomike.

Pakot për shpëtimin të biznesit nuk po mjaftojnë, rezultatet janë parë që nga fillimi pothuajse. Shkuarja drejtë kolapsit ekonomik duke përjetuar një recesion galopant do të duhej që përmes disa masave dhe një seri lëvizjesh nga fushat specifike të intervenohet pa pritur epilogun fatal. Sektorët socialë e shëndetësor të mbahen në monitorim të vazhdueshëm duke kalkuluar vazhdimisht nevojat mbi gjendjen e rënduar të shëndetësisë, fakti pse këtu duhet pasur kujdes është që në Kosovë shëndetësia nuk gjeneron të hyra të vetanake, por akoma financohet nga qeveria dhe buxheti i shtetit.

Mburoja për bizneset dhe krijimin e kushteve për hapje të bizneseve individuale mund të behët përmes fondeve për zhvillim që janë akumuluar tash e disa vite.

Investimet kapitale duhet ndalur plotësisht, dhe në vend të ndërtimit të urave, fushave sportive, shtrimit të rrugëve, ndërtimit të hidrocentraleve, beteja kundër e varfërisë të fokusohet në shpërndarjen e pakove shpëtuese për qytetarët e vendit përmes pakove të ndryshme financiare.

Duke u bazuar në të kaluarën e afërt, që politika Kosovare më shumë udhëhiqet nga inatet dhe konkurrenca politike, masat nuk do të mund të jetësohen, dhe si të tilla do të mund të mbesin vetëm ide nga shumë profesionist që dëshirojnë të mirën e vendit.

Përderisa recesioni ekonomik do të vazhdon të rritet, dhe si rrjedhojë pastaj monedha Euro nuk do të mbulon humbjet në tregun tonë financiar, pasi Kosova tashmë nuk është pjesë e Bashkimit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane.

Infosot.com

____
P.S
[1.Shprehja “recesion ekonomik” përdoret atëherë ku ka një ndryshim negativ të PBB-së krahasuar me vitin e mëparshëm. Nëse trendi është negativ, në më shumë se 1% atëherë kjo quhet krizë ekonomike, që gjuha standarde ekonomike sot e njeh me fjalën recesion.]
[2.Shprehja “trilema financiare” është deklarimi mbi stabilitetin financiar, integrimin financiar dhe politikat financiare kombëtare të cilat si trinom nuk janë në pajtueshmëri në mes vete, pra dy nga objektivat mund të kombinohen, por jo triat! Trilema financiare dhe politikat kombëtare nuk janë në përputhshmëri ekuiliburuese në sistemin financiar.]

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kë do ta ndrit Dritani?

Kë do ta ndrit Dritani?

Formimi i UÇK-së

Formimi i UÇK-së

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Nëno unë vdiqa!

Nëno unë vdiqa!

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi