Recepsionistët zëvendësohen nga robotët

E publikuar: 02/06/2015 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Recepsionistët së shpejti do të zëvendësohen nga robotët. Një hotel i ri në Japoni ka vendosur të përdorë robotë si recepsionistë. Hoteli japonez, i quajtur Henn-na, do të hapë dyert në muajin korrik.

Hoteli do të ketë pjesë të stafit edhe 10 robotë me pamje njeriu. Këta robotë do të përdoren për të mirëpritur klientët, për të mbajtur çantat dhe të pastrojnë dhomat sapo të largohen turistët. Robotët kanë një fytyrë si të femrës. Ata mund të flasin disa gjuhë të ndryshme dhe t’u përgjigjen pyetjeve të turistëve në lidhje me 72 dhomat e hotelit.

Pajisjet e hotelit do të jenë të gjitha të teknologjisë së lartë, madje edhe dyert do të hapen nëpërmjet softuerit të njohjes së fytyrës.