Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

E publikuar: 28/06/2020 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka caktuar datën e 28 qershorit për të lejuar përsëri fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Sot, ANP, përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërritën në Kosovë pas pandemisë.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në postimin e ANP-së.

ANP-ja ka bërë të ditura poashtu edhe rregullat të cilat duhet të respektojnë udhëtarët.

Për çdo fluturim pasagjerët janë të detyruar që të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit; vetëm udhetarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit; duhet të mbahen maskat dhe distanca gjatë gjithë kohës.