Realiteti virtual me skena nga lëshimi në trenin e shpejtë, e la gjyshen duke bërtitur nga paniku (Video)

E publikuar: 14/02/2019 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjyshja nga Memphis e Shteteve të Bashkuara, që provoi për herë të parë pajisjen e realitetit virtual, nuk ndalonte së bërtituri nga paniku.

Skenat nga lëshimi në trenin e shpejtë, e bënë atë të frikësohej, megjithëse qëndronte u ulur sigurt në një ulëse, transmeton Telegrafi.

“Kur realiteti digjital, për dikë bëhet shumë më real. Gjyshes i shkonin lotët, por u kënaq shumë” ka shkruar nipi saj.

Reagimi që bëri ajo, ka bërë që të mbledhë shumë ndjekës, që i kërkojnë ta përsëritë sërish këtë eksperiencë. /Telegrafi/