Reali vendos përfundimisht për të ardhmen e Ramos

E publikuar: 28/05/2019 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E ardhmja e Sergio Ramos në Real Madrid mbetet e pasigurtë dhe klubi është i gatshëm të lejojë kapitenin e tyre të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, nëse do të ketë një ofertë adekuate nga një ekip tjetër.

Kjo është linja që klubi ndoqi edhe me Cristiano Ronaldon një vit më parë, pasi informoi liderët e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga Madridi në shkurt, dhe Los Blancos më pas morën një ofertë nga Juventusi në fund të sezonit të kaluar.

Ramos u takua me Florentino Perez, presidentin e Realit, për ta informuar atë për një ofertë që mori nga Kina, transmeton lajmi.net.

Florentino nuk pranoi ta lërë të lirë, dhe bordi nuk është i gatshëm të ndahet me kapitenin pa pagesë.

Real Madridi llogarit në Ramos, por ata nuk po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re.

Los Blancos janë të hapur për të diskutuar ofertat që mund të mbërrijnë për mbrojtësin spanjoll këtë verë. /Lajmi.net/