Reali vazhdon me fitore në La Liga, nuk gabon ndaj Eibarit (Video)

E publikuar: 22/10/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka fituar ndaj Eibarit në La Liga me rezultat 3-0.

Vendasit ishin më të mirë duke mos i dhënë ndonjë mundësi reale për të shënuar mysafirëve.

Në këtë takim i pari shënoi Paulo Oliveira në minutën e 18-të, por në portën e tij dhe kështu Los Blancos shkuan në epërsi. Në minutën e 28-të shënoi Marco Asensio dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Cristiano Ronaldo gjatë një aksioni. Foto: Getty Images

Isco rrezikoi portën kundërshtare në minutën e 49-të, pastaj Cristiano Ronaldo në minutën e 66-të.

Në fund shënoi edhe Marcelo (82’), kjo pas asistimit nga Karim Benzema.

Pas kësaj fitore Real Madridi renditet në vendin e tretë me 20 pikë, pesë më pak se Barcelona në vendin e parë. Eibari vazhdon në pozitën e 16-të me shtatë pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Gironas, kurse Eibari kundër Levantes. /Telegrafi/