Reali shokon Unitedin për De Gean (Foto)

E publikuar: 18/08/2017 08:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid është kthyer edhe një herë në garë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea

Pavarësisht se trajneri Zinedine Zidane është i kënaqur me punën e portierit Keylor Navas, Real Madrid ende vazhdon të ndjek David de Gean.

Portieri spanjoll që një kohë të gjatë po vëzhgohet nga kampionët e Evropës dhe ishte shumë pranë Realit në vitin 2015, por transferimi dështoi në sekondat e fundit, për shkak të vonesës së dokumenteve.

Sipas The Sun, Reali do të bëjë edhe një përpjekje për De Gean, duke i ofruar Unitedit 50 milionë euro. /Express/