Reali shkarkon Ancelottin me datën…

E publikuar: 10/03/2015 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga detyra e trajnerit të Real Madridit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mund të shkarkohet nga Florentino Perez nëse humb El Clasicon ndaj Barcelonës, shkruan Mundo Deportivo.

Perez nuk është i kënaqur me rezultatet e fundit dhe Ancelotti shihet si fajtori kryesor.

Fernando Hierro pritet të marr drejtimin e skuadrës deri në fund të edicionit, ndërsa nga sezoni i ardhshëm drejtimin e skuadrës pritet ta merr legjenda e skuadrës Zinedine Zidane, që këtë edicion po drejton Real Madrid Castillan.