Reali nuk gabon ndaj Celtas, me Solarin në krye vetëm fitore

E publikuar: 12/11/2018 03:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka vazhduar me fitoren në La Liga, e dyta radhazi që nga ardhja e Santiago Solarit në krye të skuadrës.

Los Blancos fituan ndaj Celta Vigos me rezultat 2-4, duke vazhduar kështu ngjitjen në tabelë.

Goli i parë në takim erdhi nga Karim Benzema në minutën e 23-të. Në vazhdim Los Blancos kishin rast për gol me Toni Kroos (35′), kurse vendasit rrezikuan portën e Thibaut Courtois me Sofieane Boufal (43′).

Pjesa e dytë filloi me dy raste nga Benzema, ndërsa në minutën e 56-të Gystavo Daniel Cabral i Celtas shënoi autogol.

Vendasit pas pesë minutat shënuan me anë të Gugo Mallo, por kjo ishte e gjitha çka ata treguan nga ky takim.

Brais Mendez dhe Sergio Ramos gjatë një dueli (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Në vazhdim shikuam edhe dy gola, fillimisht ishte Serigo Ramos (83′) nga pika e bardhë, ndërsa në minutat shtesë shënoi edhe Dani Ceballos.

Sa për statistika për vendasit në fund shënoi edhe mesfushori spanjoll, Brais Mendez.

Pas kësaj fitore Reali renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë (katër larg Barcelonë në vendin e parë), ndërsa Celta në pozitën e 14 me po aq pikë.

Santiago Solari në krye të Realit: 4 ndeshje, 4 fitore (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Solarit është kundër Eibarit, kurse Celta ndaj Real Sociedadit. /Telegrafi/