Reali mbretëron edhe në Shkup (VIDEO)

E publikuar: 08/08/2017 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madrid e ka fituar Superkupën e Evropës ndaj Manchester United me rezultat 2:1.

Golat për madrilenët i shënuan Casemiro në minutën e 24-t, dhe Isco në të 52-tën.

Në anën tjetër për djajtë e kuq shënoi Romelu Lukaku në minutën e 62-të, por kjo nuk mjaftoi që epërsia e Realit të shembet.

Kjo është superkupa e katërt evropiane për 12 herë kampionët e Evropës.