Reali jo vetëm që nuk e lejon largimin e Modricit, por edhe raporton Interin në FIFA?

E publikuar: 17/08/2018 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo vetëm që Real Madridi nuk do të lejojë Luka Modricin të largohet, por thuhet se ata do të raportojnë Interin në FIFA për qasje ilegale ndaj lojtarit të tyre.

Modric dhe përfaqësuesit e tij kanë shtyrë me javë për të bërë një transferim në kroatit në Giuseppe Mezza.

E gjitha kjo nën pretendimet e tyre se presidenti Florentino Perez kishte premtuar ta linte atë të largohet shkojë nëse ata fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi.

Megjithatë, me Cristiano Ronaldo të transferuar në Juventus në rrethana të ngjashme, Perez ia mbylli derën Interit për mesfushorin kroat.

Perez nuk dëshiron ta lëshoj Modricin

Sonte (e premte) u njoftua një takim i fundit mes Modricit dhe Perezit, por ai shkoi më keq sesa Interi mund ta priste.

Sipas mediumit Cadena Ser, jo vetëm që Real Madridi nuk do të konsiderojë negociatat për ta lënë atë të largohet, por ata do të raportojnë edhe Interin në FIFA.

Raportimi i tyre në drejtim të klubit italian do të vjen në lidhje me qasjen ilegale të tyre për të nënshkruar para-kontratë me lojtarin.

Në anën tjetër, Interi mund të akuzojë Perezin vetëm për hipokrizi, pasi ka emëruar trajnerin e ri Julen Lopetegui vetëm disa ditë para se ai duhej të fillonte Kupën e Botës me Spanjën. /Telegrafi/